RCCOLA

Haziri merr mbështetje nga fshatrat e Grykës së Karadakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pritje e ngrohtë i është ofruar sot kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në fshatrat e Grykës së Karadakut: Stanqiq, Shurdhan, Demiraj, Haxhaj, Selishtë, Zhegër, Nasalë dhe Lladovë.

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dëgjuar për së afërmi banorët e kësaj ane, të cilët u ankuan për mungesë të rrugëve të asfaltuara, kanalizimit e ndriçimit publik, për mungesën e përkrahjes për këtë zonë nga pushteti në largim.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Grykës së Karadakut, Haziri ka thënë se LDK në qeverisjen e saj nuk do të anashkalojë asnjë fshat dhe nuk do të bëjë dallime në investime.

UBT

“Gryka e Karadakut është vend tejet atraktiv dhe këtë bukuri të Zotit duhet ta shfrytëzojmë, duke ofruar mundësi që njerëzit të mos braktisin shtëpitë e tyre. Për LDK-në, secili fshat do të trajtohet në mënyrë të barabartë. Nuk do të bëjmë dallime në investime. Këtë gjendje të rëndë që po e shohë në këtë pjesë të Gjilanit do ta ndryshojmë për të mirë”, është shprehur Haziri, duke premtuar investime në të gjitha fushat që janë të nevojshme për këtë pjesë.

“Do t’ju shtrojmë rrugët, do të ndërtojmë kanalizimet, e ndriçimin publik. Do t’ju ndihmojmë në sektorin e bujqësisë, duke ua siguruar farën për mbjellje dhe plehun artificial dhe duke ua mundësuar korrjen falas. Do t’ju krijojmë mundësi për zhvillimin e jetës normale edhe për pemëtarët, blegtarët e bletarët. Ky është vizioni dhe programi ynë për këtë pjesë”, u ka thënë Haziri banorëve të fshatrave Stanqiq, Shurdhan, Demiraj, Te Haxht, Selishtë, Zhegër, Nasalë dhe Lladovë.

Qytetarët e kësaj zone pasi i dhanë përkrahje të pa rezervë kryetarit Haziri dhe LDK-së, deklaruan se do të ndëshkojnë me votë për ta hequr në mënyrë të turpëruar këtë pushtet që ka stërkequr çdo gjë në komunën e Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipres/