United Hospital

Haziri merr konfirmimin për pranimin e Gjilanit në Strong Cities Network në Londër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e punës intensive për ta bërë Gjilanin qendër të rëndësishme të zhvillimit jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot konfirmimin zyrtar nga Dan Hooton, drejtor ekzekutiv i Strong Cities Network, për pranimin e Komunës së Gjilanit si anëtare e plotë e këtij rrjeti ndërkombëtar të qyteteve, me seli në Londër.

“Gjilani ka qenë dhe mbetet simbol i demokracisë dhe tolerancës në Kosovë, por edhe në rajon. Ne jemi të gatshëm që të punojmë edhe më tutje në zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës sonë përmes bashkëpunimit me qytete tjera nga Evropa dhe metropolet botërore,” ka thënë kryetari Haziri.

“Me anëtarësimin tonë në SCN, neve na është dhënë mundësia të jemi akter me rendësi në këtë rrjet”, ka shtuar Haziri.

United Hospital

Kurse, në letrën konfirmuese për pranimin e Gjilanit si anëtar fuqiplotë në SCN, drejtori ekzekutiv, Dan Hooton, ai ka falënderuar Gjilanin dhe kryetarin Haziri për gatishmërinë që të jenë pjesë e SCN, duke e ftuar zyrtarisht për pjesëmarrje në Samitin e Parë të SCN-në që do të mbahet më 11 dhe 12 maj 2016, në Antalya të Turqisë.

Strong Cities Network (SCN) është themeluar në shtator 2015 me aprovim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe me përkrahje të fuqishme nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Anëtarët e parë të rrjetit u bënë qytetet më kryesore botërore si New York City, Parisi, Montreali, Londra, Roma, etj.

Qëllimi kryesor i SCN është krijimi i mundësive për bashkëpunim sa më të qëndrueshëm në mes qyteteve sidomos në aspektin e punës kundrejt ekstremizmit dhe për ndërtimin e komuniteteve sa më kohezive ndërkombëtarisht thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.