Eko Higjiena

Haziri merr konfirmimin e ministrit Gashi për lehtësimin për marrjen e shtetësive për qytetarët e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili shoqërohej nga ud. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues të ICITAP, me të cilët kanë diskutuar veçanërisht me aspektin e lehtësimit të marrjes së shtetësive për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.

“Zgjidhja e këtij problemi për qytetarët e Kosovës Lindore është njëra nga kërkesat tona të vazhdueshme dhe lajmi i mirë është se ministri Gashi në rrugë ligjore ka filluar të angazhohet. Diskutuam edhe për çështjen e zjarrfikësve që ne ofrojmë si Komunë, sikurse që e njoftova ministrin për Mekanizmit Referues dhe KKSB, si dy mekanizma ndërsektorial jashtëzakonisht të suksesshëm që i kemi”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe bashkëbisedimin lidhur me raportin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Mobi Casa

“E informova kryetarin për gatishmërinë e mbështetjes në çështjet që lidhen me MPB, qoftë rregullimin e statusit të atyre që qëndrojnë pa dokumente në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë për problemet që lidhen ne fushën e sigurisë në komunikacion dhe sigurisë në bashkësi. Gjilani është komunë model që për disa fusha ka dhënë sukses të jashtëzakonshëm, siç bie fjala për Mekanizmin Referues në aspektin e deradikalizmit. Të gjitha sfidat dhe problemet që i ka Komuna në aspektin e sigurisë, ne do të mundohemi t’i japim zgjidhje”, ka deklaruar ministri Gashi.

Në fund, Haziri e Gashi kanë ngushëlluar familjen Arifi pas vrasjes së një të riu në Bresalc, duke apeluar që të mos përdorin armët personat e pa autorizuar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.