ARKATANA

Haziri merr garanca nga zëvendëskryeministri Shala për ndihmë Gjilanit në kulturë, rini dhe sport

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Pas takimit që patën në zyrën e tij, kryetari Haziri tha se kjo është njëra nga vizitat më të rëndësishme për Gjilanin, duke e njoftuar lidhur me funksionimin e institucioneve kulturore.

“Është nderë i veçantë që po qëndron për vizitë në Gjilan zëvendëskryeministri, Kujtim Shala, është njëra nga vizitat më të rëndësishme për ne. Unë e njoftova për gjendjen aktuale në Komunë, që përfshinë angazhimin tonë për ndërtimin këtij muzeu të qytetit, në të cilën është edhe Qendra për Trashëgimi Kulturore, Teatrin e Qytetit, përfshirë subvencionet dhe vështirësitë që janë lidhur me statusin e teatrit, lidhur me pavarësinë financiare të teatrit, e deri te rinia dhe infrastruktura e gjendja në sport”, u shpreh kryetari Haziri pas vizitës që i bëri Muzeut të Gjilanit së bashku me zëvendëskryeministrin Kujtim Shala.

Ai tha se beson shumë në mbështetjen e ministrit Shala sepse, siç tha, “është njeriu i cili i njeh problemet, i di dhe mund t’i zgjidh këto probleme, që kryesisht kanë të bëjnë me nivel nacional”.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherit ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se vizita e sotme është shumë e dobishme për të dhe ekipin e tij, meqë po njihen konkretisht me nevojat, kërkesat dhe problemet.
“Vizita e sotme në Gjilan për ne është shumë e dobishme, meqë ne bisedojmë dhe njihemi konkretisht për çështje konkrete që lidhen me institucione të kulturës, pastaj me fushën e sportit, me politikat e rinisë dhe në radhë të parë është e rëndësishme meqë ne arrijmë t’i njohim drejtpërdrejt problemet dhe çështjet të cilat duhet t’i zgjidhim dhe të cilat ne punojmë t’i zgjidhim bashkërisht”, tha ai.

FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Shala e ka falënderuar kryetarin Haziri që e ka dhënë ish-zyrën e tij për Muzeun e Qytetit.

“Ne këtu jemi në objektin e ardhshëm të muzeut të qytetit të Gjilanit. Ky është një projekt i jashtëzakonshëm dhe unë e falënderoj shumë kryetarin Haziri dhe e çmoj jashtëzakonisht punën dhe angazhimin e tij në këtë fushë dhe dashamirësinë e tij që ka për fushën e kulturës. Ne i japim të gjitha garancitë që do të ndihmojmë Gjilanin dhe zonën e Anamoravës me projekte konkrete si qeveri, dhe si institucione nacionale do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha institucionet komunale”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Kujtim Shala.

Gjatë ditës së sotme, Haziri e Shala e kanë vizituar edhe Teatrin e Qytetit, Sahat Kullën, Shtëpinë e Rinisë dhe stadiumin e qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.