Haziri: Mërgimtarët tanë janë vlerë kombëtare

Gjilan – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri gjatë muajit korrik ka pritur qindra mërgimtarë shqiptarë që jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetiu.
Në mesin e mërgimtarëve, kryetari Haziri ka takuar edhe zviceran, të cilët kanë ardhur për ta vizituar Gjilanin së bashku me shqiptarët.
Kryetari Haziri gjatë këtyre takimeve i ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.
“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me gurbetçarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndrojnë në Gjilan, janë vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.
I pari i Komunës së Gjilanit edhe në ditët në vijim do të pres në takim në zyrën e tij bashkatdhetarë të shumtë, të cilët i kanë sjellë veç të mira Komunës së sonë gjatë disa dekadave./rajonipress/