Haziri: Mërgimtarët për ne janë vlerë kombëtare

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit thotë për rajonipress se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për pritjen e vëllezërve nga diaspora. Për nder të tyre do të ketë aktivitete të ndryshme derisa me kohë është intervenuar në infrastrukturë për t`i ikur tollovisë në kohën sa ata janë këtu.
Lutfi Haziri thotë se komuna e Gjilanit i ka ndërmarrë të gjitha masat për t`i pritur ashtu siç duhet diasporën. “Ne i kemi marrë të gjitha masat për pritjen e vëllezërve tanë nga diaspora dhe me kohë kemi intervenuar në infrastrukturë për t`i shmangur tollovitë në qytet, duke u liruar nga praktika e mëhershme që të punohet në kohën kur ata vijnë” tha Haziri, raporton rajonipress.
Haziri tha se për nder të diasporës do të organizohet një panair dhe do të ketë programe e aktivitete të ndryshme.”Krejt kjo bëhet pasiqë për ne diaspora janë vlerë kombëtare sepse roli i tyre që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës është i madh, dhe gjithashtu ata ende vazhdojnë të japin kontributin e tyre për çlirimin e vendit të tyre. Pushoni dhe relaksohuni në vendlindjet e juaja, derisa dyert e komunës janë 24 orë të hapura për secilin shqetësim që ju keni “ tha Haziri./rajonipress/