Fundamenti

Haziri: Mërgimtarët nuk investojnë aty ku ka klimë korruptive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mërgimtarët dhe donatorët e huaj nuk investojnë në Gjilan sepse në Kosovë ka klimë korruptive dhe po abuzohet me paranë publike ka thënë Lutfi Haziri.

“Investitorët evropian, por edhe mërgimtarët nuk po investojnë në Kosovë dhe në Gjilan sepse aktualisht ka një klimë korruptive ,ku nuk sundon ligji dhe ku korrupsioni,trafikimi i qenieve njerëzore dhe abuzimi me parat e qytetarëve është në kulm të të gjitha raporteve ndërkombëtare”. Kështu tha të shtunën Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan dhe kryetar i komisionit për integrime evropiane.

Haziri në këtë konferencë ka folur edhe për pritjen e mërgimtarëve,problemet e partnerëve të koalicionit dhe pozicionin e Izmi Zekës. Sipas Hazirit kujdesi shtetëror ndaj mërgimtarëve akoma po mungon edhe pse sipas statistikave vetëm nga Gjilani jetojnë rreth 20 mijë banorë ose 12 % e popullatës kryesisht në Zvicër dhe Gjermani.

Haziri tha se as në Gjilan nuk ka investime të jashtme e as donatorë nga radhët e të huajve apo të mërgimtarëve,edhe pse ato pak donacione janë mjaft jotransparente. Sipas tij Gjilani e ka humbur miqësinë me donatorët dhe mërgimtarët sepse po ndodhin abuzime dhe keqpërdorime të përditshme dhe të gjitha janë të bazuara në raportet e auditorit të brendshëm.

FIDANISHTJA

Haziri tha se për të tërhequr investitorët në Kosovë dhe në Gjilan duhet të ketë angazhime serioze në luftën kundër korrupsionit gjë që ka munguar deri tashti. “Raportet e Komisionit Evropian flasin se ka mangësi dhe mungesë të zbatimit të ligjit dhe mos respektim të tyre dhe kjo është brenga kryesore e tyre” tha ai.

Haziri duke folur rreth partnerëve të koalicionit PDK-PSD tha se PDK po tregohet injorante me partnerët e koalicionit.”Na vije keq që këtyre partnerëve u është dashur vite që ta kuptojnë se në të vërtetë kush është PDK-ja” tha Haziri. Ai tha se ka qenë një arsye e vogël pse është larguar Selver Xhelili.

Ndërkaq për Izmi Zekën ka thënë se ai po sillet si polic në asamblenë komunale sepse po i përdor shantazhet dhe skenarët për të komprometuat njerëzit për qëllime politike. Haziri këtë vlerësim e ka lidhur me arrestimin e Xhavit Hajdarit.”Ne i besojmë gjykatës së Gjilanit edhe pse ndaj tij është aplikuar metodë policore e politikanëve” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.