ARKATANA

Haziri: Me VV’në na bashkojnë më shumë pika se sa na ndajnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lutfi Haziri thotë se LDK prishi njëanshëm koalicionin me PDK’në për shkak të mosfunksionimit të një koalicioni të madh. Ai mendon se LDK’në dhe VV’në i bashkojnë më shumë pika se që i ndajnë.

Ai kështu i është përgjigjur Doris Pack, e cila kishte thënë se Kosovës i duhet një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

Uji Dea

“Eurodeputetja zonja Doris Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë, që unë e respektoj, por po e ritheksoj se koalicioni LDK-PDK ka qenë në fuqi dhe është ndërprerë njëanshëm nga LDK. Nuk duhet harruar ky fakt. Këtë fakt edhe zonja Pack e di. Prishja e njëanshme e koalicionit ‘guns n’ roses’ nga ana e LDK-së duhet të shihet si momentum kur është divorcuar politikisht koalicioni i madh në Kosovë për shkak të mosfunksionimit.

Nuk është pengesë që edhe me Vetëvendosjen të bisedohet për partneritet, pse jo? Vetëvendosje është forcë politike parlamentare, forcë politike me ideologji të qartë dhe me kërkesa të qarta. Deri tash është punuar në parime programore dhe në angazhime të përbashkëta. Po punohet më shumë në pikat që përafrojnë sesa në pikat që ndajnë. L.H”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.