RCCOLA

Haziri: Me VV-në do të merremi vesh edhe për postin e presidentit, nuk e lëmë për më vonë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Pas takimit në mes të grupeve punuese VV-LDK, ka folur para mediave edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Express.

“Ne pas takimit të djeshëm të liderëve, sot kemi arritë m’i përmbyllë politikat që merren me draft-kornizën të marrëveshjes që lidhet me koalicionin LDK-VV, tash natyrisht që ka qenë një punë e jashtëzakonshme e ekipeve punuese dhe të përbashkëta, duke e ndërru standardin e krijimit të koalicioneve, duke e ndrru kulturën e bashkëpunimit nga e kalumja. Po punojmë në ndërtimin e themelit të bashkëpunimit, dy partitë kryesore në Republikë që vijnë nga kahu i opozitës, dy partitë që do të qeverisin besojmë shumë përtej një mandati, është e shëndetshme t’i definojmë të gjitha punët”, deklaroi ai.

Haziri tha para mediave se çështjet tjera që kanë mbetur do të diskutohen në nivel të liderëve.

“Ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në takimin e radhës të liderëve, janë përfshi në strukturën e marrëveshjes në pajtueshmëri të dy anshme, për LDK-në pjesa kryesore është program qeverisës, parimet kryesore në vendosjen e dialogut me Serbinë, politikat integruese në BE dhe në NATO. Gjitha çështjet që lidhen me strukturën qeverisëse dhe ndarja e detyrave kushtetuese janë çështje që vendosen nga liderët”, shtoi ai, derisa foli edhe për Listën Serbe.

Mobi Casa

“Sa i përket minoriteteve, ne do t’i respektojmë të gjitha të drejtat kushtetuese, do të diskutohet me të gjitha partitë, i mandatuari për kryeministër do ta merr atë detyrë, LDK dhe VV e bëjnë shumicën parlamentare, ne besojmë që do të ketë qeverisje stabile, dhe Lista Serbe çfarë statusi do të ketë në Kuvend është çështje që është vendos tani. Do të ketë ministra serb në qeveri dhe do të ketë ministër që vjen nga komunitetet, në mënyrë që mi integru të gjitha forcat politike”, tha ai.

Haziri ka folur edhe për pozitën e presidentit, derisa, shtoi se kjo nuk është çështje që mund të lihet për më vonë, transmeton Gazeta Express.

“Asnjë punë nuk lihet për më vonë, nuk është çështje që na dallon tash, të jeni të sigurt, çështja e ndarjes së përgjegjësive dhe strukturës së qeverisë është hapi i dytë që liderët tentojnë ta bëjnë. Edhe çështja e presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit është çështje që do të zgjidhet pa asnjë problem”, tha ai.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV do të nënshkruhet brenda pak ditëve. /GazetaExpress/