UBT

Haziri me telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta te ish-kryeprokurorit Sabit Maliqi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeprokurorit dhe me vonë avokatit Sabit Maliqi, ka lëshuar një telegram ngushëllimi për familjen por edhe te gjithë ata me të cilët ka punuar Sabiti. .

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Maliqi,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sabit Maliqit, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi punës për drejtësi dhe ndërtimin e vendit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sabiti nga detyra e tij si kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut vite më parë, e më vonë edhe ushtrues i detyrës së Avokatit dëshmoi profesionalizëm, qetësi e urtësi me të gjithë.

Gjatë kohës sa ka udhëhequr me Prokurorinë e Qarkut, janë zhvilluar gjykime të rëndësishme për institucionet e drejtësisë dhe për pozitën e Sabitit sigurisht.

Për të gjithë ne Maliqi do të mbetet njeriu i dominuar nga urtësia, qetësia, afërsia me të gjithë dhe i vendosur në punën dhe vizionin e tij.

Mobi Casa

Prokuroria dhe Avokatia e Gjilanit sot është me një anëtarë më pak, por është e fuqishme kur kemi parasysh kontributin e madh që ai ka dhënë për institucionet e pavarura të drejtësisë në lirinë e Kosovës dhe gjatë viteve më të vështira të shtetësisë.

Ai prapa vetes ka lënë vepra të fuqishme dhe shembuj praktik që do të jenë udhërrëfyes dhe të shfrytëzueshme gjatë kohë nga kolegët e tij dhe institucionet ku ai punoi.

Ndjehem krenar që kam njohur Sabit Maliqin dhe familjen e tij, e di kontributin që kjo familje ka dhënë ndër vitesh, e çmoj jashtëzakonisht lartë kontributin që ka dhënë edhe Sabiti në të gjitha proceset sa ishte i gjallë.

Ai sot na mungon të gjithëve, i mungon familjes, kolegëve, profesionit të drejtësisë etj.

Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Lavdi e përjetshme për Sabit Maliqin”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.