UBT

Haziri: Më shumë shërbime e më pak taksa

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan me bashkëpunëtorë vizitoi sot tregtarët që punojnë në hapësirën e tregut të qytetit.

Tregu i qytetit i cili u ofron shërbim direkt çdo ditë për shumë qytetarë të Gjilanit, ku veprimtarinë e tyre e ushtrojnë më shumë se 300 biznese të regjistruara me mbi 2000 anëtarë është në kushte jo të mira edhe pse tregtarët këtu paguajnë rregullisht taksat e komunës.

Ndonëse ata paguajnë taksat komunale ata nuk marrin asnjë shërbim, ky shqetësim i është shprehur deputetit të LDK-së njëherit kryetarë i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri në vizitën që ai bëri sot në këtë treg.

Haziri i siguroi tregtarët se nën drejtimin e tij, komuna do të ulë taksat, dhe do rrisë shërbimet për ta, ku do të subvencionoj ndërtimin e tregut duke subvencionuar me grante komunale.

Duke iu garantuar që zëri i tyre do jetë prezentë në kuvendin e komunës së Gjilanit përmes këshilltarëve komunal të LDK-së, Haziri garantoi tregtarët se LDK nuk do të përkrah asnjë iniciativë që merret nga udhëheqja në ikje për të dëmtuar familjet qe punojnë në këtë treg.

UBT

“Ne paguajmë dhe nuk kujdeset kush për ne, kemi bërë meremetimin e të gjitha gjërave këtu brenda, kemi future rrymën, kemi shtruar rrugën, kemi improvizuar tezgat tona përmes shatorëve të ndryshëm dhe absolutisht nuk marrim asnjë ndihmë nga komuna, përkundër ata dëshirojnë që për interesa të veta ta shesin këtë vend” tha i irrituar një tregtar që punon në treg.

“Unë premtoj angazhimin tim që të projektojmë së bashku brenda 12 muajve, se si do të duket tregu , por në asnjë mënyrë duke ju dëmtuar juve si tregtarë, unë ju garantoj që komuna do të bënë të pamundurën që investimin në treg ta bëjë me mjete vetanake ku tregtarët të ndihen si të jenë në pronën e tyre dhe jo sa herë të zgjohen në mëngjes të zgjohen me frikën se mos po ju bien ndërmend qeverisë në ikje për të bërë ndonjë projekt për interesat e tyre personale duke dëmtuar tregtarët dhe familjet e tyre”Haziri.

Haziri tha se tregu është pronë e komunës, por hapësira është juaja dhe nuk do lejojmë që për asnjë çmim ju të bëheni pjesë e pazareve që të tjerët bëjnë për interesa të tyre.

“Unë ndihem i respektuar që sot pashë nga afër punën dhe angazhimin që ju bëni për t`i mbajtur familjet e juaja në këtë kohë të vështirë ekonomike, sinqerisht mua më gëzoni kur shoh që ju me mjetet tuajat keni bërë investime vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë familjet e juaja, por ndërkohë jam shumë i shqetësuar kur dëgjoj nga ju se kujdesi i komunës ndaj juve është i barabartë me zero në një kohë kur ju keni të shlyera thuajse të gjitha taksat ndaj shtetit”tha Haziri./rajonipress/