UBT

Haziri: Me marrëveshje do ta zgjidhim problemin me deponinë e mbeturinave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në kuadër të vizitave të punës, sot ka qëndruar në kompaninë “Eco- Higjiena”, ku është pritur nga u.d. i drejtorit Senad Rama me të cilin ka biseduar për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta, për planet e zhvillimit si shtëpi e përbashkët e Komunës së Gjilanit dhe investitorit të jashtëm nga Austria.

Haziri, ka thënë se në këtë vizitë pune me drejtorin e “Eco-higjienës”, biseduam për zhvillimin, afarimin, sukseset dhe çështjet që kanë të bëjnë me kompaninë.
”Vizita e punës në këtë kompani që është shtëpi e përbashkët e Komunës së Gjilanit dhe e investitorit të jashtëm është në kuadër të punës dhe biseduam kryesisht për zhvillimin, afarimin, sukseset që janë në kuadër të kompanisë. E kam siguruar drejtorin për mbështetjen e qeverisë në instanca që duhet të ndërhyjmë në zgjedhje të problemeve, siç është rasti me organet që i menaxhojnë deponitë e Mbeturinave. Kjo deponi, është në pronën e Komunës së Gjilanit, është e Komunës së Gjilanit, ndërsa menaxhimi bëhet nga qeveria. Por, nuk mund të sillet me asetin tonë askush në mënyrë të tillë çfarë kemi gjetur në disa raste”, tha kryetari Haziri, duke informuar se do të angazhohen së bashku për ta debllokuar situatën përmes dialogut në kuptimin pozitiv, sepse sukseset janë evidente në këtë ndërmarrje.

Haziri tha se pjesë e angazhimeve janë edhe përgatitjet që janë duke u bërë për Kuvendin e Aksionarëve që mbahet në fund të këtij muaji.
”Ky është Kuvend i cili diskuton për planet, miraton angazhime konkrete dhe besoj se do të jetë i suksesshëm”, përfundoi ai.

Mobi Casa

Ndërsa U.D.i drejtorit të “Eco-Higjienës”, Senad Rama, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe përkrahjen e dhënë kësaj kompanie shumë të rëndësishme që ofron shërbime ndaj qytetarëve.

Rama ka thënë se me mbështetjen e kryetarit Haziri dhe me angazhimin konkret të tij, puna në kompani është edhe më e lehtë, kur merren parasysh rezultatet dhe zhvillimi nëpër të cilin është duke kaluar kjo “Eco- Higjiena”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.