Fundamenti

Haziri: Me investimet në infrastrukturë, “Lagja e Vishnjeve” më nuk është lagje e harruar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot punimet në realizimin e kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, i cili ka një gjatësi prej 1700 metrash dhe me kosto afro 40 mijë euro.

Haziri tha se ndërtimi i rrjetit kryesor të kanalizimit në këtë lagje ka qenë shumë i domosdoshëm për banorët e kësaj lagjeje, e cila sipas tij ka qenë lagje e anashkaluar nga të tjerët.

Uji Dea

“Tashmë e filluam këtë projekt të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, projekt ky tejet i rëndësishëm për këta banorë. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit optimal dhe përfundimisht kjo lagje më nuk është e harruar dhe e anashkaluar. Në këtë lagje e kemi rregulluar edhe ndriçimin, sikurse që të gjitha rrugët janë trajtuar me zhavor dhe pritet edhe asfaltimi i tyre”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Për rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe banori i lagjes, Demush Vokshi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri, që siç tha, “po i mban premtimet për investime që i ka dhënë në këtë lagje, në fushatën elektorale dhe po na e bënë jetën të dinjitetshme”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.