Hidromorava

Haziri: Me hapjen e rrugëve të reja, po iu mundësojmë qytetarëve qarkullim më të lehtë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot punimet në hapjen e rrugëve në lagjen “Fidanishte”, te “Livadhet e Arapit”, “Dheu i Bardhë” dhe rrugët tjera qytet.

Kreu i Gjilanit tha se është shumë i kënaqur që qytetarëve të Gjilanit, me investimet në infrastrukturë, po iu mundësohet një qarkullim më i lehtë, pasi tashmë po hapen rrugët që janë të domosdoshme.

Uji Dea

“Po i vazhdojmë investimet në infrastrukturën bazike gjithandej territorit të Komunës. Në këto lagje ka qenë e domosdoshme të hapen rrugët e reja sepse në këtë mënyrë po u mundësojmë qytetarëve qarkullim më të lehtë dhe më të mirë, sikurse që po parandalohet kaosi në komunikacion. Në disa lagje jemi në fazën e shtrimit me zhavor e më pas asfaltimi, ndërkaq në shumë lagje të tjera jemi në fazën e fundit të punimeve, në asfaltimin e rrugëve”, u shpreh Haziri.

Kryetari Haziri ka pohuar se me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojnë t’i realizojnë projektet infrastrukturore sipas planit të paraparë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.