Mobi Casa

Haziri: Me besim në Zot, familje e atdhe, do t’i mposhtim hajnat

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fshati Dobërqan i ka organizuar pritje madhështore kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Hazirit. Qeveria në ikje nuk investoi asnjë cent në lagjen “Dheu i Bardhë”, prandaj të dielën do t’ia kallxojmë derën ka thënë Haziri.

Përfaqësuesit e këtij fshati iu ankuan Hazirit se asgjë nga pushteti në ikje nuk është bërë për këtë fshat, por shfaqën shpresën dhe besimin se me Lutën kryetar, Dobërqani do të ketë pamje tjetër.

Në fjalën e rastit, kandidati i LDK-së ka thënë se është shumë e rëndë që në këtë vend kanë mbetur punët në vitin 2007 dhe krejt çka është bërë pas kësaj kohe është investimet vetanake të mërgimtarëve.

“Krejt çka është investuar këtu pas vitit 2007 është bërë nga njerëzit tanë që jetojnë në perëndim. Nëse ju keni investuar vet, pse ata nuk na duan neve, pse s’po na japin buxhet sa e meritojmë. Unë e pashë që ashtu qysh e kemi lënë Dobërqanin, krejt çka kanë bërë i kanë ndarë vllaznillëkun, duke i shtruar do rrugica. Ata kanë hy në mes të vllaznillëkut. Duhet të turpërohen për këtë”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, Dobërqani e ka hisen e vet buxhetore dhe në qeverisjen e LDK-së do të ketë investime të mëdha në këtë fshat të lënë anash. Kryetari Haziri pohoi se komunës i duhet një qeverisje me duar të pastra, me njerëz të pastër si lista e LDK-së e jo hajna që duan ta dërgojnë Gjilanin në falimentim.

“Katër punët kryesore do t’i kryejmë janë: rruga, uji, kanalizimi e ndriçimi publik. Do të subvencionojmë në sektorin e bujqësisë, në pemtari, perimtari, blegtori e bletari. Do ta ulim taksën komunale, qiranë komunale, e tatimin në pronë për 40 për qind”, ka deklaruar njeriu, i cili, do t’i prijë Gjilanit më 3 nëntor.

Ai shtoi se “Partisë së keqe i është ndalur ora në vitin 2007. Demokracia e Kosovës është e rrezikuar nga ata që sot askush s’po u bënë konak dhe kanë mbet rrugëve. Por, me besim në Zot, familje e atdhe, ky vend do ta zhvillohet, do të punojmë nën frymën e LDK-së dhe Rugovizmit”.

Mobi Casa

Luta: Ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu n’këmbë

“Qeveria në ikje nuk investoi asnjë cent në lagjen “Dheu i Bardhë”, prandaj të dielën do t’ia kallxojmë derën”.

Kështu u tha sot në tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Dheu i Bardhë”, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.

Përfaqësuesit e kësaj lagjeje të qytetit, thanë se LDK duhet ta vazhdojë rrugën e investimeve aty ku ka mbetur në vitin 2007.

Para qindra të pranishmëve në sallë, kandidati i LDK-së ka thënë se arrogancës së pushtetit i kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë. Ai tha se nuk mund të lejojmë që Gjilani të trajtohet si mos me qenë Kosovë.

“Nën udhëheqjen e LDK-së bota është mahnitur me qeverisjen e LDK-së, sot e njëjta botë po trishtohet nga sakatimi i njerëzve të Kosovës, nga sakatimi i buxhetit, nga sakatimi i institucioneve, nga njerëzit që kanë probleme si me ligjin, që e vjedhin vendin e vet. Këta i kanë bërë rrugët lara-lara, me gropa e me prerje të asfaltit tash në fushatë, duke menduar që mund ta mashtrojnë qytetarin. E kam vizituar lagjen në tërësi dhe fatkeqësisht asnjë investim nuk kam parë që nga koha kur e kemi lënë qeverisjen. Nuk do të lejojmë që Gjilani të trajtohet si mos me qenë Kosovë. Dheu i bardhë nuk mund të trajtohet si mos me qenë në Gjilan”, tha Haziri.

Kandidati i LDK-së ka premtuar investime të mëdha për këtë lagje, në mënyrë që qytetarët të jetojnë dinjitetshëm.
“Çdo vendbanim, edhe ky i sontëm tregon se ushtarët e Ibrahim Rugovës janë qu në këmbë, njerëzit e tij janë ngritur në këmbë sepse është rreziku rugovizmi. Do ta mbrojmë e ruajmë misionin e tij të shenjtë për liri, pavarësi e demokraci. Do t’i kryejmë punët jo vetëm në këtë lagje, por në të gjitha lagjet e qytetit. Për 6 vjet ne jemi bërë më të varfër, e në anën tjetër paguajmë dyfish më shumë taksa. Ne do t’i ulim taksat fillestare komunale për bizneset, do ta ulim qiranë komunale, do ta ulim tatimin në pronë” thuhet në dy njoftime të degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/