Uji Dea

Haziri: Me ardhjen në pushtet të LDK-së biznesi do të trajtohet ndryshe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri uroj pronarin dhe i garantoj atij që pas ardhjes së LDK-së në pushtet biznesi do ketë trajtim shumë të veçantë duke ditur se kohëve të fundit biznesi familjar në Gjilan është jashtëzakonisht i dëmtuar.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë ka vizituar të martën fabrikën për përpunimin dhe riciklimin e produkteve të plastikës “Rec Group” me pronar Xhelal Januzi

Januzi e ka njoftuar për procesin e prodhimit dhe investimeve në këtë fabrikë Hazirin, ku janë investuar një shumë e konsiderueshme parash dhe janë të punësuar një numër i konsiderueshëm punëtorësh.

KKGJILAN

Sipas pronarit të fabrikës janë disa kushte jo të mira që vështirësojnë punën e prodhimit ku ai përmendi që është mirë në afat për 6 muaj bizneset të mos ngarkohen me asnjë lloj takse.

Kryetari Haziri uroj pronarin dhe i garantoj atij që pas ardhjes së LDK-së në pushtet biznesi do ketë trajtim shumë të veçantë duke ditur se kohëve të fundit biznesi familjar në Gjilan është jashtëzakonisht i dëmtuar.

Haziri gjithashtu uroj përzemërsisht pronarin për angazhimin e punëtorëve në këtë fabrikë dhe e garantoj atë se nuk do të mungoj asnjëherë përkrahja e qeverisë së ardhshme për të gjithë këta afarist që me angazhimin e tyre nuk po mbajnë vetëm familjet e tyre në punë por edhe të tjera familje./rajonipress/