Fundamenti

Haziri me akuza ndaj Kurtit: Qeveria në qiell e populli në buqillë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, ka thënë se ekipi i kryeministrit Albin Kurti është i “paaftë”, ndërsa populli është në vështirësi, pasi shesin “mjegull” për ta mbuluar paditurinë e tyre.

Sipas tij, veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pëlqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes.

Haziri e ka akuzuar Kurtin se nuk është duke dhënë përgjigje për një serë çështjes siç është draftimi i Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe ose kur do të zbatohet vendimi për hapjen e urës Ibërit që sipas Hazirit ky vendim është marrë me urdhër të Kurtit.

“Kurti nuk tregon kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore, kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe e kur zbaton vendimin me kërkesen e tij për hapjen e urës per veriun e Mitrovicës”, ka shkruar në Facebook Haziri.

RCCOLA

Më tej ai ka thënë se kryeministri nuk ka as një datë se kur do të përfundojnë autostradat e nisura për Gjilan, Mitrovicë e Pejë.

“Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë”.

“Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij… Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë!”, ka përfunduar Haziri.