Mobi Casa

Haziri: Mbi 300 mijë euro investime në asfaltim të rrugëve në “Dheun e Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit me bashkëpunëtor kanë vizituar sot lagjen e “Dheut të Bardhë”, ku janë investuar mbi 300 mijë euro në asfaltim e 11 rrugëve në këtë lagje, e cila padrejtësisht kishte mbet nën hijen e investimeve me një infrastrukturë të degraduar totalisht.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se investimet në këtë lagje janë bërë konform programit për të larguar lloçin dhe degradimin në infrastrukturën ekzistuese.

GRANDEMALL

“Kemi investuar më shumë se 300 mijë euro për një periudhë të shkurtër në lagjen e “Dheut të Bardhë” në Gjilan, ku kemi përfshirë 11 rrugë të ndryshme. Në programin e Komunës së Gjilanit kemi emërues të përbashkët investimet në gjithë hapësirën e Komunës, duke i trajtuar të gjithë qytetarët barabarsishtë me investime. Jemi të vendosur që të largojmë degradimin dhe lloçin nga rrugët e këtij qyteti, duke investuar në asfaltim dhe krijim të kushteve më të mira për qytetarët tanë. Kështu me investime dhe me dinamikë të shtuar kemi vazhduar edhe në të gjitha lagjet dhe fshatrat tjera, duke garantuar përmbushjen e premtimit të katërshes së madhe në programin qeverisës e që ishte rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe ndriçim e trotuare”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Ndryshe projekte të kësaj natyre janë realizuar dhe janë në proces të realizimit edhe në lagje të tjera në fusha të ndryshme të infrastrukturës duke përfshirë këtu edhe investime të shumta nëpër fshatra ku në asnjë mënyrë nuk bëhet ndonjë dallim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.