UBT

Haziri mbështetë organizimin e shkollës verore të Universitetit publik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e organizatës së studentëve USPE në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Ardianë Halimi.

Në takim, Halimi e ka njoftuar kryetarin Haziri lidhur me organizimin e shkollës verore në kampusin e shkollave të mesme me temën e projektit për diplomaci dhe lidership dhe për procesin e themelimit të Grupit të Studentëve Aktiv, duke kërkuar mbështetjen e tij në këto projekte.

Fundamenti

Kryetari Haziri e ka uruar Halimin për zgjedhjen në krye të USPE, ndërkaq është zotuar për mbështetje të këtyre projekteve me të gjitha kapacitetet komunale./rajonipress/