Fundamenti

Haziri mban takimin e parë me Bordin e njësisë për kulturë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka nxjerrë vendimin për emërimin Bordit udhëheqës të njësisë për kulturë, me qëllim të pavarësimit financiar dhe avancimit të këtij sektori.

Vendimi është nxjerrë në bazë të nenit 13 të LVL-së dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Gjilanit.

Anëtarë të Bordit janë: Bekim Korqa, Kujtim Shahiqi, Adriana Matoshi, Bashkim Nexhipi, Jahi Jahiu, Bujar Haziri dhe Ali Demi.

Në takimin e parë që mbajtur të mërkurën me anëtarët e Bordit të njësisë së kulturës, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se ky Bord është themeluar me qëllim të avancimit të këtij sektori të rëndësishëm të Gjilanit.

Haziri tha se Kultura me të gjitha sektorët e saj do ta ketë buxhetin e komunal të garantuar nga 1 janari, duke u dekoncentruar kështu nga varshmëria financiare e deritanishme e kryetarit të Komunës.

FITORJA

Ai porositi anëtarët e Bordit që të bëjnë prioritetet dhe të jenë pragmatik në punë, ndërsa iu konfirmoi mbështetjen e përhershme të tij.

Nga ana e tyre, të gjithë anëtarët e Bordit përshëndetën kryetarin Haziri për këtë vendim, duke shfaqur shpresën e këndelljes së të gjitha sektorëve që hyjnë në kuadër të Kulturës.
Në takim u konkludua se zgjidhja më e shpejt u tha se duhet të bëhet për funksionalizimin e teatrit.

Detyrat e Bordit udhëheqës të njësisë për kulturë janë:

* Miraton, në mbledhjen e parë, rregulloren e funksionimit të tij, e cila propozohet nga udhëheqësi i njësitit për kulturë;
* Përcakton prioritetet kulturore, në përputhje me politikën e komunës për kulturën dhe artin;
* Miraton projektet kulturore, në përputhje me planin e punës të miratuar;
* Miraton kriteret dhe masën ë shpërblimit të cilësisë së projekteve për cdo vepër që do të realizohet;
* Miraton paraqitjen ose pjesëmarrjen e institucionit në manifestime të tjera kulturore;
* Ushtron edhe detyra tjera të cilat i caktohen nga udhëheqësi i njësitit në pajtim me ligjin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.