FITORJA

Haziri: Maturantët sot po hyjnë në një test që do të jetë përcaktues për të ardhmen e tyre

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – 3360 maturantë të Komunës së Gjilanit i janë nënshtruar sot testit të maturës, i cili do të jetë përcaktues për profilizimin dhe të ardhmen e tyre. Për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit të testimit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtori i DKA-së Nazmi Musa, kanë vizituar sot maturantët në “Gjimnazin e Ri”.
Kreu i Komunës së Gjilanit u ka uruar sukses nxënësve që iu nënshtruan testit, duke besuar se mesatarja që do të dalë nga ky test do të jetë tregues i mirë i rezultatit që do të na gëzoj të gjithëve.

“Falënderoj Drejtorinë e Arsimit, arsimtarët, personelin për organizimin. Maturantët sot po hyjnë në një test, i cili, determinon për të ardhmen e tyre. Besoj shumë që mesatarja që do të dalë nga ky test do të jetë një tregues i mirë i rezultatit që do të na gëzojë të gjithë neve, prindërit, nxënësit, arsimtarët, por edhe aty ku ka nevojë të bëhet përmirësime për vitin e ardhshëm shkollor. Jam shumë i lumtur që në ditët e çlirimit të Gjilanit mund ta them këtë sepse ka shumë për t’u bërë në sektorin e arsimit, duhet të japim shumë buxhet dhe mund në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë ata që kanë me marrë jetën në Kosovë për të edukuar mirë dhe të jenë konkurrent gjithmonë”, është shprehur kryetari Haziri.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Nazmi Musa u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit, duke mos pasur asnjë vërejtje sa i përket procesit të testimit të sotëm.

Mobi Casa

“Kësaj here testi është përgatitur në mënyrën më të mirë, përkundër asaj se kemi dy palë maturantë, të klasave të 12-ta dhe të 13-ta. Është një numër dhe një përgjegjësi bukur e madhe e organizatorëve, megjithatë Drejtoria e Arsimit, që nga mëngjesi, duke i përcjellë ne vetë komisionarët tanë për në Ferizaj, ndërsa të Prishtinës ne i kemi pranuar në Gjilan, i kemi shpërndarë në 24 qendra të testimit dhe çdo gjë ka filluar me kohë, në mënyrë të rregullt, mënyrën më të mirë dhe deri tash nuk kemi asnjë vërejtje sa i përket procesit të sotëm të testimit”, tha Musa.

Testi i maturës shtetërore përbëhet në dy pjesë: pjesa e parë e testit është mbajtur sot, ndërsa pjesa e dytë do të mbahet me 28 qershor, e më pas do të bëhet shpallja se rezultateve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.