Eko Higjiena

Haziri: MASHT nderoi Gjilanin duke ia dhënë epitetin “Qyteti i Abetares”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, ka shënuar sot “Festën Abetares”, me një program të pasur kulturor-artistik, të përgatitur nga fatosat e shkollave nga Gjilani, Presheva dhe qyteti i Bajram Currit nga Shqipëria.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, sikurse edhe përfaqësues nga policia dhe institucionet tjera.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se rruga që e ka ndjekur abetarja, ka e qenë rrugë plot sakrifica gati dy shekullore, duke shtuar se përmes abetares dhe shkollës, kemi arritur ta ruajmë shpresën e kombit tonë për një të ardhme të sigurtë.
“Sot, po e festojmë festën e Abetares, ngjarje kjo historike që të gjithë neve na bënë krenar për rrugën e edukimit dhe emancipimit që kemi kaluar. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sot, jo vetëm abetarja, por në përgjithësi edukimi cilësor sepse kemi këta fatosa, kemi nxënës, që sot janë krenaria jonë dhe që meritojnë një arsim dhe edukim cilësor për të ndërtuar një të ardhme të ndritur”, tha Bajrami, duke shtuar se sot, në të njëjtën kohë, po e festojmë edhe 5-vjetorin abetares së përbashkët, e që është një e arritur shumë e madhe.

Kryetari Haziri e falënderoj ministrin Bajrami për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Gjilanit, sikurse edhe drejtorin e DKA-së, Nazmi Musa, duke thënë se së bashku me drejtorët e shkollave, po bënë një angazhim të pashoq, për të pasur një arsim sa më cilësor dhe një qytet të abetares çfarë është sot.

United Hospital

“Më bënë nderë të veçantë që MASHT ia ka dhënë këtë vit Gjilanit epitetin “Qyteti i Abetares”, sikur që na ka bërë nderë dhe prezenca e fëmijëve nga Presheva dhe Bajram Curri i Shqipërisë, që së bashku me fëmijët e Republikës së Kosovës, të festojmë një festë të përbashkët, ABC-në dhe përmbylljen me sukses të mësimit të Abetares”, tha Haziri.

Ai ka njoftuar se Gjilani është në një konkurrencë të hapur të marrjes së statusit “Qytet i Mençur”, si Komuna e parë e cila ka aplikuar nga Republikën e Kosovës.
“Ju njoftoj se ne jemi në një konkurrencë të hapur që të marrjes së statusit “Qytet i Mençur” si Komuna e parë e cila ka aplikuar nga Republikën e Kosovës për shkak të standardeve dhe qytet të mençur e bënë vetëm një qytet i cili ka dije, nivel akademik dhe ky nivel është i kushtëzuar me suksesin e fëmijëve të klasës së parë. Ju uroj nga zemra, dhe jam i lumtur shumë që kjo ditë e mirë i dha Gjilanit epitetin e Naum Veqilhargjit dhe të abetares”, tha Haziri.

Me fjalë përshëndetëse para të pranishmëve ka pasur edhe Hajrie Hoxha, përfaqësuese nga qyteti i Bajram Currit dhe Besa Sahiti, përfaqësuese nga Lugina e Preshevës, të cilat janë shprehur se ndihen të nderuar me pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin shqip.

Në fund, Ministria e Arsimit ka ndarë mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë ngjarje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.