UBT

Haziri: Masakra e Llashticës është më e madhja që Gjilani dhe regjioni ynë e ka përjetuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Degë së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lufti Haziri, në 24-vjetorin e masakrës e tmerrshme që përjetuan fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit.

Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 24-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në luftën çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Ne do ta kujtojmë masakër si ngjarja më e frikshme e dhimbjes së madhe për të gjithë ne në këtë regjion. Lashtica është Reçaku i Anamoravës” – u shpreh Haziri.

Hidromorava

Ai ka vlerësuar se kjo masakër është një plagë e hapur, pasi ende nuk ka filluar asnjë hetim.

“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”, tha kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.

Forcat paramilitare serbe më 13 prill të vitit 1999 kishin vrarë dhe masakruar 26 civilë shqiptarë në Llashticë të Gjilanit./rajonipress/