Haziri: Marrëveshja me PDK’në nuk prishet, LDK udhëheqë me Qeverinë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar se marrëveshja me PDK’në është një marrëveshje e arritur në parim. Edhe pse nuk ka një emër konkret Haziri ka deklaruar se Isa Mustafa është i vetmi emër i nominuar nga LDK për kryeministër.
Nënkryetari i LDK u shpreh se sipas marrëveshjes së arritur me PDK, forca që ai drejton do të udhëheqë qeverinë.
“Në parim ne jemi marrë vesh që LDK do të udhëheqë qeverinë. Ne një mandat e kemi dhënë për kryetarin e LDK, ai mandat është në fuqi dhe nuk ka opsion tjetër. Për sa i përket Bllokut të koalicionit pas zgjedhor, prej qershorit LDK ka qenë shumë e angazhuar dhe e përkushtuar në analizimin e asaj marrëveshje. Fatkeqësisht ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i saj ka bërë që marrëveshja mos zbatohet në tërësi dhe ne të kemi rol sekondar”, tha ai për Ora News.
“Nuk ka asnjë lloj arsye, sepse këto dy parti dhe pjesëmarrja e minoriteteve ka krijuar një shumicë parlamentar. Në këtë marrëveshje nuk ka asnjë arsye të mos zbatohet. Durimi qytetar ka 5 muaj ka qenë i madh për të implementuar rezultatet e 8 qershorit. Kosovën e presin shumë sfida”, tha ai.