GRANDEMALL

Haziri: Marrëveshja e Ohrit bukfalisht është dokument i panevojshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’ka arritur t’i zbatojë politikat e tij në Bruksel në raport me dialogun me Serbinë.

Ai thotë se pas takimit të fundit pati një pëlcitje për shkak të kësaj.

“Në raport me dialogun, Kurti nuk ka arritur të imponojë as politika as strategji e as objektiva që ai i ka planifikuar në Prishtinë. Këtë takimin e fundit ka pëlcitur edhe nervozizëm dhe vërehet ajo frika nga proces – që është i rëndë e s’është i lehtë – dhe doli e bëri me gisht e tha se dialogu s’ka kritere, ka njëanshmëri”.

Haziri në Frontal të T7 tha se marrëveshja e fundit mes Kosovës e Serbisë në Bruksel e Ohër është dokument i panevojshëm meqë sërish po insistohet për Asociacionin që është një marrëveshje e vjetër.

FITORJA

“Po shoh si pamundësi që Kosova ta shtyjë agjendën përpara. Paaftësi nëse nuk arrin të zbatosh diçka. Fundja, ta kanë ndërtuar një marrëveshje pa pasë asnjë arsye. Marrëveshja e Ohrit bukfalisht, nga perspektiva e sotme, po shihet që kanë dokument i panevojshëm meqë ka qenë ai i mëhershëm dhe s’ka pasë kurrfarë arsye. Tash po ta lypin vetëm nenin 7 me zbatu, e ti po lyp nenin 1”, tha ai.

Sipas Hazirit, moszbatimi i marrëveshjes nga Kurti është blerje e Kurtit.

“Në këto situata besoj që më shumë ka të bëjë me atë që quhet në negociata blerje e kohës për moszbatim sesa diçka tjetër. Sepse nëse dialogut i kanë rënë kriteret, atëherë ne s’kemi çka lypim atje, sepse kriteret e përcaktojnë dialogun”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.