UBT

Haziri: Malisheva dhe lagjja “Bujana” të LDK-së

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Pritje madhështore i është bërë në Malishevë dhe në lagjen “Bujana” kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri.

Me pjesëmarrjen masive në këtë tubim, dhe me masivitet edhe në ditën e zgjedhjeve, malishevasit thanë se nuk do t’ia falin asnjë sekondë qeverisë aziatike me bazë ruse.

Para qindra të pranishmëve, kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur, por nuk ka vdekur misioni i tij, LDK e tij, nuk ka vdekur misioni për ta ruajtur shtetin.

Ai ka përmendur ardhjet e shpeshta të kryeministrit në Gjilan, duke pohuar se ato që i premton në Gjilan, do t’i dërgoj në Drenicë.

“Nëntë herë për shtatë ditë kryeministri ka qëndruar në Gjilan. U lodhë duke premtuar miliona, që kurrë s’ka me i realizuar. Krejt ato premtime në Gjilan ka me i dërgua në Drenicë. Shefi i shefave pa kurrfarë turpi vije dhe e kërkon votën e gjilanasve, por ju e di që nuk do të mashtroheni më”.

“Ai ka të drejtë me shkarku kryetarin e partisë së vet, por nuk ka të drejtë ta shkarkojë shefin e policisë që është i këtij fshati, veç pse është i Gjilanit dhe profesionist. Njerëz që shkarkojnë edhe emërojnë natën, sherrin ua kemi parë ditën. Të gjithë duhet të dalim në zgjedhje, 100 për qind. Nuk bënë t’ia lejojmë asnjë mundësi abuzimit të votës”, tha Haziri.

Kreu i LDK-së në Gjilan, ka folur edhe për anashkalimin e që qeveria i ka bërë anamoravës. “44 milionë euro për infrastrukturë i ka dhënë rajonit të Dukagjinit, ndërsa në Gjilan ka investuar 410 mijë euro. Me këtë ai ka treguar që nuk e ka prioritet Gjilanin. Jabanxhinjtë nuk mund ta kërcënojnë Gjilanin sepse ju nuk do të lejoni”, shtoi Haziri.

I pari i Gjilanit pas 3 nëntorit, ka premtuar se do t’ua shtrojë rrugët, do të ndërtojë kanalizimin, ujësjellësin dhe ndriçimin publik, duke premtuar edhe investime të mëdha në bujqësi.

“Duke dashur ta heqin erën nga qyteti që krijon lumi Mirusha, e kanë pru këtu në Malishevë, Uglarë e Pogragjë. Imagjinoni çfarë punë të mbrapshta bëjnë ata. Është projekt që do të ndalet dhe të rishikohet sepse pas rregullimit të kolektorit, ujërat e zeza nuk do të shkojnë në këto fshatra”.

“Katër projektet: rruga, uji, kanalizimi, ndriçimi publik do të bëhet qind për qind. Familja në Gjilan duhet të forcohet. Këtë do ta bëjmë duke iu ndihmuar jo me lista partiake, por do të marrin grurë, naftë, plehun e korrjen falas në vitin e parë. 50 për qind e buxhetit të komunës do të shkojë për familjet që e punojnë tokën”, ka deklaruar para qindra simpatizantëve.

Eco Higjiena

Kryetari Haziri ka premtuar se e gjithë Malisheva do të hyjë në planifikim urban.

Luta: Të gjithë kundër kësaj keq qeverisje

Pritje të ngrohtë është rezervuar për Lutfi Hazirin edhe nga banorët e lagjes Bujana e Iliria, nga të cilët mori përkrahje të fuqishme në garën për kryetar të komunës që zhvillohet me 3 nëntor.

Haziri tha se ajo që e dallon LDK-në nga të tjerët është se ne e kemi zemrën në vendin e duhur.

“Ne dallojmë prej tjerëve sepse zemrën e kemi në vendin e duhur. Zemra në vendin e duhur është sinonim i së mirës e i drejtësisë. Ne nuk jemi njerëz të haramit”.

“Selami më i mirë prej kësaj lagje me këtë masivitet shkon tek ata që po abuzojnë e po keqpërdorin. Këto lagje që e kanë ndërtuar tradicionalisht Gjilanin nuk e durojnë këtë arrogancë që këputë kablla, që e ndalë fjalën e lirë, që kërcënon e shantazhon”.

“Asnjë rrugë, asnjë hyrje-dalje, as lumi Mirusha, as ndërtesa e bibliotekës, as ajo e gjykatës nuk është bërë për 6 vjet. Por, u ka ardhur fundi njerëzve të natës. Sepse ne do t’i kryejmë të gjitha punët që na kanë mbetur në vitin 2007. Këtë lagje do ta zhvillojmë në infrastrukturë me të gjitha elementet përcjellëse”, ka thënë Haziri.

Kreu i LDK-së në Gjilan, ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht për të fituar në raundin e parë.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe veprimtari i njohur gjilanas Bajram Spahiu, i cili është kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, në Gjilan thuhet në dy njoftime të degë së LDK-së në Gjilan./rajonipress/