FIDANISHTJA

Haziri, Mahmuti e Azemi ndihen krenarë me faktin se për dy vite s’ka ndodhur asnjë vrasje në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kolonel Elmina Mahmuti – drejtor rajonal i policisë dhe major Remzi Azemi – komandant i Stacionit Policor në Gjilan.

Në këtë takim u tha se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë së Kosovës është në nivel shumë të mirë, ndërkaq është vlerësuar se trendet janë pozitive në aspektin e sigurisë, si në rastin e parandalimit të veprave të rënda penale, ashtu edhe në zbulueshmërinë e tyre, duke u ndier krenarë me faktin se në dy vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Gjilan.

FIDANISHTJA

Në takimin në mes të kryetarit Haziri dhe kolonel Elmina Mahmuti e major Remzi Azemi, gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq janë dakorduar që Komuna dhe Policia e Kosovës të ketë projekte të përbashkëta në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu, është kërkuar nga qeveria e Kosovës që të përfundohet sa më parë objekti i Policisë së Kosovës i nisur në vitin 2008, çka do të ndikonte në efikasitet edhe më të madh të policisë në sigurinë e qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.