UBT

Haziri: Lista LDK-së nga Gjilani, do të jetë listë e vlerave

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, është mbajtur në vikend takimi me strukturat e partitë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Qëllimi i takimeve të ndara, duke respektuar masat anti-COVID-19, ka qenë mobilizimi për fazën e parë të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Në të gjitha takimet u konfirmuar fryma e jashtëzakonshme e mobilizimit dhe e unitetit, ku tash e një javë veprimtarët dhe aktivistët e Lidhjes janë duke punuar në terren, në takime të ndara, gjithnjë duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit.

ARKATANA

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, tha se mbështetja e gjilanasve për LDK-në, është impresive, duke shtuar se në ditët në vazhdim do të dalin me listën e kandidatëve për deputetë, të cilët do të jenë emra reprezentativë, të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Republikës.

“Jemi në fazën finale të përgatitjeve dhe bashkë më strukturat e partisë do t’i nominojmë në ditët në vazhdim kandidatët për deputetë, të cilët do t’i japin vlerë Kuvendit. Lista e LDK-së nga Gjilani do të jetë listë e njerëzve me kredibilitet e integritet të lartë njerëzor e profesional. Tashmë jemi të vendosur dhe që të gjithë pa dyshim do të zgjidhen deputetë”, tha Haziri.

Ndryshe, lista e LDK’së nga Gjilani do të bëhet publike gjatë javës, në konferencën për media./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.