ARKATANA

Haziri: LDK nuk punon me kushte e me lak në fyt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një pjesë e opozitës është e orientuar kah Moska e një pjesë tjetër kah Teherani, ka thënë Lutfi Haziri. Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se kazuat që kanë ndodhur në Ballkan, me disa protesta si në Mal të Zi, Serbi por edhe në Maqedoni, e së fundmi edhe në Shqipëri e Kosovë, kanë prapavijë të agjendës ruse që të rrisë ndikimin e saj në Ballkan.

Haziri ka thënë se Kosova nuk guxon të votojë kundër liberalizimit të vizave dhe asnjë deputet nuk guxon t’ia mohojë fëmijëve tanë lëvizjen e lirë.

Sipas tij, kushdo që kërkon referendum për këtë çështje politike është manipulator.

Kryetari i Gjilanit, tha se demarkacioni me Malin e Zi është çështje e bindjeve, duke shtuar se kauzat e rrejshme të opozitës të ndërtuara me interesa persona nuk çojnë më peshë në Kosovë, ka thënë Haziri për televizionin Rrokun.

Mobi Casa

Ai ka thënë se dikush në Kosovë dëshiron që ta mbajë shtetin peng me një këmbë në Evropë e me tjetrën në Rusi. Haziri ka shtuar se këta që duan të bëjnë kauza të rrejshme janë të orientuar kah Moska dhe Teherani, që sipas tij, kauza të tilla “nuk flejnë” për LDK-në.

Sipas Hazirit, opozita nuk ka të drejtë morale që të kërkojë kuaza të rrejshme, duke shtuar se ata kanë dështuar sa i përket demarkacionit me Maqedoninë.

Derisa për koalicionin ka thënë se kanë parime programore por LDK nuk punon me kushte e me lak në fyt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.