Uji Dea

Haziri: LDK nuk e përkrah Kurtin si kandidat të Bllokut për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Në qoftë se mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK nuk do ta përkrahë Albin Kurtin si kandidat të mundshëm të Bllokut, ka thënë Lutfi Haziri për Botapress. Përmendja e Albin Kurtit si kandidat i mundshëm për kryeministër në qoft ëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe nëse Blloku LVAN vendosë të marrë pjesë në zgjedhje si Bllok parazgjedhor do të mbetet vetëm dëshirë e aktivistëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Këtë dëshirë ua ka hedhur poshtë Lutfi Haziri anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kryetar i komunës së Gjilanit. Ai fillimisht është shprehur kundër opsionit të zgjedhjeve, duke rikujtuar faktin se ekziston një marrëveshje e cila ka nxjerr edhe kandidatin për kryeministër e që ai është Ramush Haradinaj.

“Unë i përjashtoj personalisht zgjedhjet si opsion. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e jo për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë një marrëveshje me AAK-në Nismën dhe Vetëvendosjen për ta nominuar Ramush Haradinaj për kryeministër”.

Fundamenti

I pyetur nëse LDK do të pranojë, propozimin që Albin Kurti të jetë kandidatë për kryeministër nga radhët e Bllokut në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe në rast se Blloku garon së bashku në këtë zgjedhje,

Haziri ka përjashtuar këtë mundësi. “LDK-ja e ka kandidatin e vet, ai është Isa Mustafa ”, është shprehur Lutfi Haziri për Botapress.