Haziri: LDK me qeverisjen e mirë, ia ktheu dinjitetin gjilanasve

Gjilan – Duke folur për 100 ditëshin e qeverisjes, kryetari Lutfi Haziri ka pohuar se gjatë kësaj kohe të qeverisjes, të gjitha sektorët e Komunës janë vënë në binarë të drejt dhe se i është kthyer dinjiteti gjilanasve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e rregullt me strukturat e partisë, duke filluar nga Kryesia, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë, të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri.
Në këtë takim, përveç tjerash, është folur për politikat komunale dhe të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri për udhëheqjen e suksesshme dhe në mënyrë të ndershme të Komunës së Gjilanit.
Duke folur për 100 ditëshin e qeverisjes, kryetari Lutfi Haziri ka pohuar se gjatë kësaj kohe të qeverisjes, të gjitha sektorët e Komunës janë vënë në binarë të drejt dhe se i është kthyer dinjiteti gjilanasve.
Ndryshe, tash e tutje Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan po bëhet gati për zgjedhjet nacionale, të cilat do t’i fitojë sërish në mënyrë plebishitare dhe do të qeverisë me vendin në mënyrë të ndershme./rajonipress/