ARKATANA

Haziri: LDK-ja në Gjilan do të krijojë koalicion të gjallë opozitar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri ka akuzuar pushtetin komunal se po keqëmenaxhon në të gjithë sektorët, kurse PDK-ja po vendos kontroll dhe ndërhyrje në të gjitha zyret. Haziri tha se në Gjilan do të forcohet spektri i djathtë politikë.

Kreu i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri njëherit dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri as në konferencën e së shtunës nuk ka kaluar pa akuzuar, kritikuar dhe atakuar siç tha ai pushtetin komunal për keqqeverisje, keqëmenaxhim dhe ndërhyrje nga ana e PDK-së, në të gjithë sektorët dhe zyrat komunale.

Haziri tha se dega e LDK-së në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar meqë kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi për ta shpëtuar Gjilanin nga kriza dhe kaosi. Sipas kreut të LDK-së grupimi i Djathtë që do të krijohet në Gjilan do të përfshijë partitë e vogla si PNDSH, Balli Kombëtarë, OJQ-të, partitë ekologjike, ato që merren me arsimin dhe OJQ-të e profesionalizuara. Haziri tha se LDK-ja është e hapur të krijojë një kamp bashkëopozitar sepse vendimmarrjet në qeverisje komunale janë shqetësuese.

Haziri tha se rezistenca opozitare e krijuar nga LDK-ja do të stopojë qeverisjen e keqe e cila e ka degraduar Gjilanin, duke e zhytur në borxhe dhe krizë të thellë ekonomike. “Kjo udhëheqje në ikje ka dëshmuar qartë se nuk udhëheq me normat ligjore dhe realisht ka punë për Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të cilat duhet të ndërhyjnë. Kjo qeverisje tashmë ka ndërhyrë edhe në xhepat e nxënësve duke ua imponuar atyre agjendën e ekskursioneve “ tha Haziri.

Një tjetër detaj që Haziri ia ka përkujtuar udhëheqjes komunale ka të bëjë me kushtëzimin e qytetarëve për të paguar kompanitë publike. “Qytetarët janë viktimë edhe pengë të atyre vendimeve përkundër faktit se MAPL ka shfuqizuar me gjuhën politike vendimin e Asamblesë Komunale të Gjilanit. Ngjashëm po ndodhë edhe me projektin Fidanishta i cili ende është vendim ilegal” tha Haziri.

GRANDEMALL

Haziri ka folur edhe për ndërtimet e larta ku sipas tij qytetarët po vazhdojnë të jenë viktima të blerjes së pronave kontestuese. Kurse rreth kompanisë rajonale “Higjiena” , Haziri tha se përkundër një procesi të dyshimtë LDK-ja ka dashur ta institucionalizoj këtë kompani duke qenë në shërbim të qytetarëve, por aty kohëve të fundit ka pasur kaos dhe largime të njerëzve.

Monografia botim ideologjik-anashkalon shumë figura

Lutfi Haziri ka folur edhe rreth monografisë së Qytetit të Gjilanit e cila së fundit edhe është qitur në diskutim publik. Haziri tha se kjo monografi nuk i bënë nder qytetit të Gjilanit e as qytetarëve të saj.

Sipas tij nga monografia janë përjashtuar figura të njohura historike dhe janë anashkaluar 20 vitet e veprimtarisë kur LDK-ja ishte lëvizje gjithepopullore. “ Realisht kjo monografi me këtë material nuk i bënë nder as kryetarit të Gjilanit e as vet qytetit. Thjeshtë është botim ideologjik që promovon katër pesë familje dhe anashkalon 90 % të qytetarëve të saj”.

Madje Haziri tha se aty edhe është shtrembëruar historia për figura të caktuara historike ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.