Fundamenti

Haziri: LDK i ka numrat ta votojë Thaçin për president

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

ënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, foli për marrëveshjet e Brukselit, për komunat e veriut, për pakon e Ahtisaarit dhe Serbinë, për gjuhën e degraduaar të politikanëve kosovarë dhe për votimin e Thaçit president.Me marrëveshjen për Asociacionin, Haziri tha se Kosova s’ka fituar as më pak as më shumë sesa ka pasiur deri sot, por ka fituar diçka tjetër: zgjidhjen e problemeve të disa qytetarëve të saj në veri.

“Marrëveshja nuk është në dëm të Kosovës, por nuk i ka zgjidh problemet e Kosovës. Vetëm sa i ka kornizue, i ka betonue problemet e veriut. Mirëpo i ka kthye ata me fytyrë kah Prishtina, sepse veriu ka qenë i kthyem me fytyrë kah Beogradi”, tha Haziri.

Kryetari i Gjilanit shprehu brengosje për mundesinë e mos implementimit të marreveshjeve, “sepse marrreveshjet janë ambigue. Ndryshe mundet me i shpjegue Prishtina, e ndryshe Beogradi”.

“E kanë një të mirë këto marrëveshje, sepsë kanë me shkue në Gjykaten Kushtetuese”, tha Haziri, i cili pret që Gjykata ka ta shpjegojë gjuhën juridike dhe ligjore të këtyre marrëveshjeve.

“Ne nuk duhet të frikësohemi prej disa komunave me disa qytetarë, që po dojnë me i rregullue punet komunale si: uji, rruga, shkolla…”

RCCOLA

Haziri theksoi se Serbia në mënyrë indirekte ka hyrë në negociata me Kosovën, “dhe kjo është një arritje”.

Ai foli edhe për çështjen e Kosovës Lindore, siç e quajti pjesën e Luginës së Preshevës. Ai përsëriti idenë e tij të vjetër se Kosova e Serbia kanë problem të territoreve e jo njerëzve.

Haziri nuk e sheh te mundshëm krijimin e ndonjë Asociacini të Komunave Shqiptare në Luginën e Presheves, sepse nuk ka pasur hapsirëpër diçka të këtillë.

Ndërsa, sa i takon marrëveshjes mes ‘elefantëve’ PDK-LDK, Haziri tha se LDK do ta mbajë fjalën, “i ka votat dhe e ka për obligim ta votojë Presidentin e PDK-së (Hashim Thaçin). /Telegrafi/