Hidromorava

Haziri: LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kemi me punuar natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë Lutfi Hazirit

Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Eco Higjiena

Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.

Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!