UBT

Haziri: LDK dallon 100 % në program me partitë e tjera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot mbledhjen e parë me kandidatët e nominuar për këshilltarë në Asamblenë Komunale, të kryesuar nga kryetari i degës dhe kandidati për kryetar komune, deputeti Lutfi Haziri.

Në këtë takim u vlerësua lartë performanca e këshilltarëve aktual në Asamblenë Komunale, derisa kryetari Lutfi Haziri ka shprehur bindjen se këtyre këshilltarëve do t’i bashkëngjiten edhe shumë këshilltarë të tjerë në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës të jetë forca numër 1 pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Uji Dea

Duke e quajtur listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës listë fituese, Haziri ka folur edhe për përfaqësimin e gruas në listën zgjedhore të partisë. “Ju kemi nominuar që të jeni këshilltarë të pozitës. Ju jeni lista e fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit. LDK e vlerëson shumë edhe rolin e gruas në shoqëri dhe lista jonë fituese është e përfshirë në numër të madh edhe nga aktivistet femra, të cilat janë secila më eksperte se tjetra”, ka thënë, ndër të tjera, Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit ka kërkuar nga asambleistët e ardhshëm punë të madhe në terren, për ta mbrojtur votën e lirë, që në zgjedhjet e fundit u keqpërdorë shumë në dëm të LDK-së. “LDK dallon 100 % në program me partitë tjera dhe nuk kemi dilemë në fitoren tonë të madhe. Duhet të jemi syçelë dhe të vëmendshëm për ta mbrojtur votën e lirë, që është kusht esencial i demokracisë, e që partia në pushtet e keqpërdori në mënyrë flagrante. Do të dalim në teren shtëpi për shtëpi, në secilin fshat, në secilën lagje, për t’u ofruar qytetarëve programin tonë të fitores”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.