Eko Higjiena

Haziri: Lakorja e infeksionit ka rënie të madhe

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Lajmi i mirë është që lakorja e infeksionit me #COVID19 në Gjilan ka rënie të madhe. Por, deri në vaksinim, duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë masat kundër përhapjes së këtij virusi, i cili është në mesin tonë. Ruajeni vetën dhe familjen tuaj, përmes bartjes së maskave, mbajtjes së distancës e higjienës personale ka shkruar Lutfi Haziri.

Fundamenti

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20738 mostra, 6326 kanë rezultuar pozitivë, 6047 janë shëruar, 140 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 64 mostra në pritje për rezultat” ka thënë kreu i Gjilanit./rajonipress/