ARKATANA

Haziri: Lajmi për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, i rëndë dhe i befasishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për familjen Nuhiu nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Arzie Nuhiut, e cila ishte aktiviste, gazetare, këshilltare komunale dhe anëtare e Kuvendit në trupat profesionale, mandate më parë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuara familje Nuhiu,

Me dhembje të thellë kam pranuar njoftimin për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, e cila ka qenë gazetare në Radio Gjilan, e më vonë edhe këshilltare komunale dhe anëtare e trupave profesionale që ka Kuvendi i Komunës, në disa mandate.

Eco Higjiena

Në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, që shpirti i saj i bardh pushon së jetuari nga sot, duke u lutur që ta mëshiroj i madhi Zot, ndërsa juve familjes, vëllezërve dhe motrave të saj, t’u jap durim dhe forcë në përballimin e kësaj ndarjeje të rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.

Gjithmonë në kujtimin e të gjithë neve, do të mbetet buzëqeshja, energjia, vendosmëria, përkushtimi, dëshmia se me punë mund të arrihen suksese, të cilat i ka lënë prapa Arzia.

Ndarja nga të dashurit është e dhimbshme, por ndarja fizike me individ të rinjë në moshë, është shumë e rëndë dhe nganjëherë sikur sot, edhe vështirë e pranueshme.

Ngushëllime familjes Nuhiu dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arzien”, ka përfunduar letra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.