Haziri: Lajmi i mirë për Gjilanin, lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm rezulton negative

Gjilan – #Dita88. Lajmi i mirë për Gjilanin është që e gjithë lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm është negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë 7 janë negativizuar. Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma ka shkruar Lutfi Haziri.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit
Po ashtu, sot ministri Zemaj dhe drejtori i IKSHP, Naser Ramadani, kishin takim me kryetaret e Komunave për masat e reja për parandalimin e përhapjes se infeksionit me #Covid19.
Koordinimi ndërinstitucional me Komunat dhe roli i tyre u vlerësua shumë. Rritjen e numrit të testiemeve, përforcimin e rolit të inspektorëve shëndetësor, prezenca e rritur e policisë së shtetit dhe roli i emergjencave të Komunave dhe institucioneve shëndetësore është kritike në monitorimin e gjendjes dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.
Në takim, hapja e kufijve, hapja e aeroportit dhe lejimi i mbrëmjeve dhe dasmave ishte ne fokus të debatit.
Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse, ju lutem. Mos dil dhe mos shko pa arsye të madhe askund e te askush!/rajonipress/