RCCOLA

Haziri: Lajm i mirë është që Zyra e BE’së në Kosovë e ka konfirmuar financimin e AZHR’ve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryesuesit të bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, Lutfi Haziri, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, është mbajtur Kuvendi i punës, i dyti për këtë vit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të këtij agjencioni dhe kryetarët e 11 komunave të regjionit.

Në këtë takim, u miratua procesverbali nga mbledhja e fundit, raporti i aktiviteteve, ndërkaq me unanimitet është zgjedhur drejtor i AZHR-Lindje, Agim Zeka, pas dorëheqjes së Valbona Tahirit, e cila është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se lajmi i mirë është që Zyra e BE’së në Kosovë e ka konfirmuar përmes një letre financimin në formatin 50 për qind të AZHR’ve, por me kusht që themeluesit të vazhdojnë financimin e rregullt sipas vendimeve të Kuvendit.

Eco Higjiena

“Po punojmë në stabilizimin e plotë të gjendjes së AZHR’së në mënyrë që të funksionalizohet. Është organ i përbashkët me projekte dhe programe zhvillimore dhe sidomos me Komisionin Europian e programet tjera financiare, do të na ndihmonte shumë në zhvillimin e projekteve”, tha Haziri.

Në fund, kryetari i zgjedhur i Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Lindje, Agim Zeka, ka paraqitur raportin përmbledhës të aktiviteteve të AZHR Lindje dhe rrjetit të ARDA të realizuar gjatë periudhës 1 shtator 2015 deri më 23 korrik 2018. /rajonipress/