Uji Dea

Haziri kushtëzon ratifikimin e marrëveshjes me Luginën dhe Zhegrën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i degës së LDK-së në Gjilan tha të shtunën se votën e tij për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë do ta kushtëzojë me rezolutën për Kosovën Lindore dhe me vendimin për Zhegrën komunë.

Kreu i LDK- në Gjilan dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Lutfi Haziri në një konferencë për medie të shtunën ka shprehur edhe njëherë mospajtimin e tij dhe qëndrimin e “lëkundur” të pjesës qeveritare për ta aprovuar rezolutën për Kosovën Lindore.

Haziri tha se vota e tij dhe e LDK-së për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë në Kuvend dhe ndryshimet e ligjeve për pushtetin lokal do ta kushtëzojë me aprovimin e rezolutës për Kosovën Lindore dhe vendimin që Zhegra të bëhet komunë raporton rajonipress.

Haziri tha se tashmë në Kuvend është shter debati për rezolutën e Kosovës Lindore dhe unë sërish do të mbetem gardian për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve atje.”Realisht shtyrja e rezolutës është një lajm i shtyrë edhe pse unë e mbështesë kërkesën e Thaçit që të drejtat e popullatës së Kosovës Lindore të mbrohen me kategori kushtetuese. Shtyrja e rezolutës nuk ka me i prekë ndjenjat e qytetarëve të Luginës dhe shpresoj se ata do të jenë të durueshëm, e do të presin. Gjilanin e lidhë gjithçka me Kosovën Lindore dhe ne do të jemi kategorik që kjo rezolutë të përfundojë në favor të tyre” tha Haziri.

Eco Higjiena

Ndërkaq duke ju referuar kërkesës së banorëve të Zhegrës që ajo të bëhet komunë, Haziri tha se me vendimin e fundit për komunën e Hasit u pa se kemi të bëjmë me vendimmarrje politike.”Rasti i Zhegrës u pa që nuk është analizuar mirë nga Qeveria sepse Zhegra e ka fizibilitetin, studimin, administratën, infrastrukturën dhe unë me të drejtë e mbështes kërkesën e tyre legjitime”.

Haziri edhe këtu tha se do të kushtëzojë çfarëdo ndryshimi të ligjeve për pushtetin lokal , pa e pasur në tavolinë vendimin që Zhegra do të bëhet komunë.

Haziri edhe njëherë e ka kritikuar Hashim Thaçin se po bënë premtime pa mbulesë derisa tha se gjendja në Anamoravë është e rëndë dhe ka fare pak zhvillim e investime.”Thaçi po bënë kalkulime stinore para zgjedhjeve, por kjo vështirë se mund t`i dhezë në Gjilan kur dihet se ky qytet tashmë ndodhet në kolaps financiar” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.