FITORJA

Haziri: Kurti nuk ka asnjë prioritet tjetër përpos dialogut

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në mbledhjen e Qeverisë ka treguar prioritetet për këtë vit.

Në listën e prioriteteve, Kurti nuk e përmendi edhe dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se përveç dialogut, tjetër prioritet Kurti nuk ka.

Prioritetet që i përmendi Kurti, sipas Hazirit nuk do të zbatohen.

“Në fakt ky nuk ka asnjë prioritet tjetër, përpos dialogut. Zotëri Kurti e ka dëshmu që në këto tri vjet, ai e bën atë që nuk e thotë. Edhe nëse se ka përmend, dialogu për atë është i vetmi prioritet, nëse ka përmend prioritete të tjera, asnjërën prej tyre nuk ka me u zbatu, sepse ajo shitet për konsum të brendshëm”, ka thënë ai për Front Online.

Haziri thotë se nuk i besohet më Qeverisë Kurti.

“Prej arsimit e shëndetësisë, bujqësisë, familjet e deri tek siguria, i ka qit në fund të pusit”.

“Nuk ka mbet me i besu asgjë, sepse problemet e brendshme, prej arsimit e shëndetësisë, bujqësisë, familjet e deri tek siguria, i ka qit në fund të pusit, kështu që nuk është asgjë e besueshme”, u shpreh ai.

Kurti derisa ka folur dje për prioritetet ka përmendur edhe Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se është rritur numri i ushtarëve dhe buxheti si dhe janë blerë pajisje ushtarake, përfshirë dronë Bayraktar.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se do të vazhdojnë investimet në fushën e mbrojtjes, ndërsa përmendi edhe aprovimin nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për blerjen e sistemit anti-tank Javelin.

Lutfi Haziri nga LDK thotë që investimet në FSK, janë të programuara pavarësisht se kush është në Qeveri.

“Sa i përket investimeve në fushën e sigurisë janë të programuar në kuadër të aspiratës së Kosovës për integrimin në NATO, tash e një dekadë sektori i sigurisë është i programuar me aleatë tonë, me SHBA-në dhe BE-në, që ecja deri në vitin 2028 e FSK-së, pavarësisht kush është në Qeveri është e programume dhe investimet kanë me qenë të rritura çdo vit”, ka thënë ai

Kurti dje ka përmendur prioritetet e secilës ministri.

Për Ministrinë e Financave ka thënë se prioritet është vazhdimi i reformës pensionale, procesi i fiskalizimit si dhe reforma në prokurim publik.

Për Ministrinë e Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka thënë se prioritet është përmirësimi i ambientit për të bërë biznes. Po ashtu edhe transformimi digjital.

Ndërkohë në drejtësi ka thënë se vettingu po merr formë dhe po bëhet i domosdoshëm çdo ditë.

Po ashtu ka thënë se do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit e po ashtu prioritet do të jetë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës.

Për Ministrinë e Brendshme ka thënë se prioritet është përmirësimi i infrastrukturës dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.