Eko Higjiena

Haziri: Kurti i ka vendosur sanksione opozitës

/ 3 minuta lexim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se Qeveria e Kosovës po e mban “nën sqetulla” draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të propozuar nga ndërkombëtarët, për të cilën është dakorduar Albin Kurti.

Ai theksoi se duhet të tregohet më shumë rreth përmbajtjes dhe se opozita duhet të njihet me këtë dokument pasi nëse do të ketë një dakordësim me palëve për këtë draft të Asociacionit, ai duhet të ratifikohet në Kuvend sipas Kushtetutës së Kosovës. Por, a do ta votojë opozita këtë draft?

I pyetur për këtë, Haziri theksoi se nuk mund të flasin për një dokument që ende s’e kanë parë. Ai shtoi se LDK ka qenë mbështetëse në dialogun me Serbinë po kjo nuk nënkupton pafundësi.

Mobi Casa

Siç shtoi ai, Kurti dhe qeveria i tij po veprojnë të vetëm dhe se e kanë përjashtuar opozitën nga dialogu.

“Ne nuk mund të paragjykojmë diçka që nuk kemi parë. Ajo që dokumenti parasheh dhe në atë që është zbardhur nga burokratët politikë të BE-së bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm, sepse Kurti ka thënë një ‘po’ të fortë përfundimisht pas dy vitesh e gjysmë pjesëmarrje në dialog por e ka kushtëzuar me nënshkrim. Po presim ngjyrën në letër sepse e dimë që është një lojë politike. Serbia është një tabor politik më të disfavorshëm, sepse ngjarja e 24 shtatorit i dha Kosovës që të jetë në një pozicion kërkues në bisedime, dhe ky është minimizuar vetëm në nënshkrim dhe Kurti ka dështuar në këtë pozicion të ri politik që Kosova ka fituar falë profesionalizmit dhe zbatimit të operacionit nga policia e shtetit”, ka thënë Haziri për abcnews.al.

“BE ka konfirmuar edhe njëherë se palët janë të kushtëzuara me normalizim, normalizimi nënkupton progres në dialog, progres nuk ka dhe pritjet janë të tjera. Kurti ka vendosur sanksione ndaj opozitës dhe këto masa politike po e vështirësojnë shumë edhe rolin e opozitës, sepse kemi qëndruar besnik, si LDK, mbështetës për dialog. Mbështetja për dialog është blanko, nuk nënkupton marrëveshje të keqe apo thyerje të parimeve të negociatave apo platformës së negocimit në atë që nuk preket karakteri unitar i organizimit kushtetues, por preket sovraniteti, nuk preket kufiri atë që Kosova ka mbërritur si progres prej 17 shkurtit. Nëse këto preken atëherë nuk ka mbështetje. Por mbështetja për dialog nuk nënkupton pafundësi. Kurti po vazhdon të mos sjellë karshi krejt situatës në parimin ‘one man show’ dhe kjo ka përjashtuar të gjithë të tjerët nga dialogu”, u shpreh Haziri./abcnews.al