ARKATANA

Haziri: Kurti e Osmani po shohin interesat personale në vend se ta anëtarësojnë Kosovën në KiE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po merren me beteja të vogla politike dhe s’po e shohin që Kosova po e humb luftën, shkruan Gazeta Express.

Haziri ka thënë se Osmani e Kurti i kanë vendosur interesat e tyre personale përpara interesave shtetërore, në vend se ta anëtarësojnë Kosovën në Këshill të Evropës në një kohë kur Serbisë në OKB pritet t’i vendoset vula e gjenocidit përgjithmonë.

ARKATANA

Haziri ka thënë se s’është parë gjë akoma dhe sipas tij “besimtarët” politikë të Albin Kurtit do të shokohen.

“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!”, ka shkruar Haziri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.