Mobi Casa

Haziri: Kurti do të tërhiqet, Kosova do t’i vuajë pasojat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i LDK-së ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, si dhe pasojat që ka vendosur BE-ja ndaj saj.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se LDK-ja është e shqetësuar nga masat që janë vendosur, pasi sipas tij është e padrejtë që një popull proevropianë të ketë pasoja për një qeverisje vendore.

Më tej ai nënvizoi se Kurti do të bëjë dy hapa mbrapa në lidhje me vendimet e tij, por ama do të lërë pasoja më pas.

Uji Dea

“Nuk e di se sa do t’u rezistojnë zyrtarët sanksioneve të vendosura nga BE-ja. Kjo nuk do të kalojë pa efekt. Kjo do të ishte shqetësuese. LDK-ja është e shqetësuar nga paralajmërimi për masa kolektive. Është e padrejtë që një popull proevropianë dhe proamerikanë, me pas pasoja për një qeverisje vendore. Ne do të bëjmë çdo gjë që të evitojmë sanksionet politike dhe LDK-ja nuk do të ndalet. Pasojat e sanksioneve do të bien mbi Kurtin. Ne do të nisim mobilizimin.

Kurti po lakohet si kryeministër që me kokëfortësinë e tij që po shkakton tensione në politikë. Burimi i tensionit është Beogradi e jo Prishtina por po lexohet ndryshe. Unë jam i bindur që Kurti do të bëjë hapa mbrapa por do të lërë pasoja”, tha ai.