Eko Higjiena

Haziri: Kurrë Kosova s’ka pasë raporte më të këqija me Shkupin se me Qeverinë Kurti- VLEN atje do ta ketë fatin e VLAN këtu

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie më të këqija me vendet fqinje, me theks të veçantë me Maqedoninë e Veriut, se tash gjatë kohës së Qeverisë Kurti.

”Ka shkaktu trazira, ka shkaktu marrëdhënia të këqija, kurrë s’ka qenë në marrëdhënie me të këqija”, tha Haziri ndër tjera në RTV21.

Ai tutje ka shtuar se Kurti i ka ftohur marrëdhëniet me SHBA-të, por sipas tij, ”ata nuk punojnë me Qeverinë thonë se e kena mik popullin e Kosovës”.

Uji Dea

Po ashtu Haziri ka shtuar se politika në Maqedoninë e Veriut do të përçahet pasi Kurti dëshiron atje ta dërgoj këshilltarin e tij për ta bërë deputet. “Nuk është larg mendjes që kjo opozitë të transformohet në LVV”.

Haziri ka bërë edhe një parashikim të keq për koalicionin opozitar.

”VLEN në Shkup ka me pas fatin e VLAN’it në Kosovë”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.