ARKATANA

Haziri kujton martirët e Lladovës, në 22 vjetorin e vrasjes mizore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 22 vjetorin e masakrës së Lladovës, ka kujtuar sakrificën që banorët e këtij fshati kanë kaluar.

Haziri ka thënë se martirët e Lladovës janë themeli i lirisë dhe gjunjëzohemi para veprës së tyre

“Assesi nuk mundemi dhe nuk guxojmë ta harrojmë sakrificën që banorët e Lladovës dhe Karadakut kanë dhënë në luftën për liri. Aty është derdhur gjak që sot të jemi të lirë. Ai gjak është i njomë edhe sot dhe gjithmonë sa të jetë kjo jetë, sepse ata ranë në luftën për liri dhe të tillë do të mbeten vazhdimisht. Ata janë themeli i lirisë dhe gjunjëzohemi para veprës së tyre”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

“Ky fshat, por edhe Gjilani dhe e gjithë Anamorava, gjithmonë do ta mbajnë në mend këtë ditë të tmerrit që ndodhi këtu. Rrugët e këtij fshati dhe të kësaj ane, janë rrugët e lirisë për çka u sakrifikuan martirët e Lladovës”, ka shtuar Haziri.

Përndryshe, nga regjimi serb, në Lladovë u vranë mizorisht, Beqir Mahmuti (1953), Zijadin Mahmutit (1960), Daut Mahmuti (1963), Hevzi Ajeti (1970), Ganimete Ajeti (1977) dhe Ahmetali Ajeti (1960), ky i fundit i vrarë dhe i zhdukur.

Po ashtu, në Gjilan është vrarë edhe Xhemail Ymeri nga Lladova, kurse i plagosur rëndë kishte mbetur Mefail Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.