GRANDEMALL

Haziri: Kryengritja e Agim Ramadanit është vlera më e çmuar që i dha shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, sot janë bërë homazhe para shtatores së Agim Ramadanit në sheshin qendror të Gjilanit, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën që i bëri nder Gjilanit, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Këto janë ditët e lavdisë . Janë shënuar me kryengritje që Agimi e ka finalizuar me hapjen e kufirit në korridorin më të madh të shqiptarëve. Guri i atij kufiri që nuk ekziston më, është në Gjilan, pran shtatores së Agim Ramadanit. Është krenari për Gjilanin dhe është vlera më e çmuar që kjo kryengritje i ka dhënë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej ka potencuar se “Karadaku si territor gjeografik, Gjilani si kryeqendra më e madhe në këtë pjesë të Kosovës ka dhënë shumë. Agimi ka pasuar rrugën e madhe të Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit dhe janë kryengritësit më të mëdhenjë të tri epokave më të mëdha të shqiptarëve, që janë dëshmia më e mirë se si luftohet për liri dhe e jo për klane, grupe e kërkesa tjera” ka thënë ai, duke potencuar se “Ditët e Agimit” janë ditët e agimeve tona të përbashkëta dhe Agimi në Gjilan kujtohet çdo ditë për dallim nga zonat tjera që ndoshta kujtohet vetëm në ditët e shënuara”.

UBT

Kurse, bashkëshortja e heroit, Shukrie Ramadani, ka potencuar dëshirën e madhe që familjet e dëshmorëve kanë për shtetin e Kosovës dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm në të gjithë sektorët sipas amanetit të dëshmorëve dhe flijimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të punohet më shumë gjithandej, jo vetëm për të përmbushur amanetin e dëshmorëve, heronjëve e të rënëve për liri në luftën e fundit çlirimtare, por edhe për të përmbushur amanetin e shumë të rënëve në vite të ndryshme në luftën për liri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.