FITORJA

Haziri kritikon Kurtin: Nuk e ka zgjidhur asnjë çështje të vetme me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qasjen e tij në dialog me Serbinë.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk ka zgjidhur asnjë çështje të vetme, pasi siç ka thënë, ka biseduar edhe është darkoduar me palën serbe lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.

“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajçak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Fundamenti

Tutje, ka thënë se në takimin e nesërm në Bruksel, Kurti duhet ta ketë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione”.

“Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut”, ka përfunduar Haziri shkrimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.