Fundamenti

Haziri: Krimet e rënda me prioritet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zyhdi Haziri është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore për rajonin e Gjilanit dhe për rajonipress shpalos konceptin e tij për të pasur një gjykatë profesionale, transparente dhe që me çdo kusht do të luftojë krimin e të gjitha llojeve.

Gjykata Themelore e Gjilanit tashmë e ka njeriun e saj që do të udhëheq në mandatin e ardhshëm. Zyhdi Haziri i cili deri dje ishte kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan është zgjedhur për të kryer mandatin e kryetarit të Gjykatës Themelore.

Haziri tha për rajonipress se do të jetë i përkushtuar që kjo gjykatë si deri tashti të jetë në funksion të ligjit duke qenë të përgjegjshëm ndaj punës e profesionit dhe mbi të gjitha duke qenë transparentë ndaj palëve dhe publikut.

Fidanishtja

Haziri tha se prioritet i kësaj gjykatë do të jenë krimet e rënda, meqë tani ekziston Departamenti i Krimeve të rënda ku parashihen dënime të rënda. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për një qytet më të sigurt , më stabil në aspektin e sigurisë dhe do të vazhdojmë të krijojmë klimë më të mirë besimi e mirëkuptimi edhe tek qytetarët në raport me gjyqësorin” tha Haziri.

Haziri tha se ai dhe gjykatësit asnjëherë nuk kanë qenë të ndikuar nga politika. “Neve na intereson ana profesionale dhe këtë tashmë e kemi dëshmuar në disa raste ku me sukses kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e dukurit negative në shoqëri” tha Haziri./rajonipress/