Haziri: Krenar me mundësitë që u kemi ofruar të rinjve përmes projektit të BE-së, Social Hub

Gjilan – Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër trajnimet e të rinjve, në kuadër të projektit Social Hub, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet në bashkëpunim me OJQ Balkan Union.

Kryetari Haziri ka thënë se qëllimi i këtij projekti është krijimi i një qendre sociale që do të rrisë punësimin dhe përfshirjen sociale të grupeve të pa favorizuara.

“I lumtur t’i shohë 200 të rinj, të cilët po trajnohen në kuadër të projektit Social Hub, për zhvillim të webit, marketing digjital, dizajn grafik e qëndisje artizanale. E mira e këtij projekti, po ashtu, është që do të ofrojë edhe punë praktike (interships), për të rinjtë pjesëmarrës dhe grante për të rinjtë në fushën e IT. Faleminderit Bashkimit Europian për mbështetjen e madhe ndaj Gjilanit. Krenar me mundësitë që u kemi ofruar të rinjve”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS